Masa ndëshkuese kundër Rusisë: SHBA sanksionojnë rrethin e afërt të Putinit

by admin
Spread the love

39-vjeçarja – ish-deputete e Dumës së Rusisë – ka një “marrëdhënie të ngushtë me Putinin” dhe është drejtuese aktuale e Grupit Mediatik Kombëtar të Kremlinit. BE gjithashtu e sheh atë si “të lidhur ngushtë” me Putinin. BE dhe Britania kishin vendosur tashmë sanksione në maj ndaj ish-kampiones olimpike, e cila besohet se është e lidhur me Putinin.

Sanksione kundër oligarkëve

Departamenti Amerikan i Financave njoftoi gjithashtu sanksione kundër një sërë personash, kompanish dhe institucionesh të tjera ruse. Midis tyre është miliarderi Andrei Gouriev, shefi i gjigantit PhosAgro dhe djali i tij.

Në Britani, Guriev zotëron pronën Witanhurst – sipas Thesarit të SHBA, prona e dytë më e madhe në Londër pas Pallatit Buckingham. Ai është gjithashtu pronar i jahtit luksoz “Alfa Nero”, më shumë se 80 metra i gjatë, i cili sapo është futur në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Financave.

Yellen: Aleatët e Putinit janë pasuruar

“Ndërsa njerëzit e pafajshëm po vuajnë nga lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë, aleatët e Putinit janë pasuruar”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në objektiv janë edhe oligarkët afër Putinit. Në prill, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër vajzave të rritura të Putinit, Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova./DW

You may also like