Marusic: U kërkojmë falje tifozëve, na presin edhe 8 finale

by admin
Spread the love

“Më vjen keq për këtë rezultat. Pas golit të shpejtë gjithçka ndryshoi nga pikëpamja psikologjike, ata ishin futur me më shumë “ligësi” në fushë. Kur humbet pjesën e parë 3-0 është e vështirë që të rifutesh në ndeshje”, ka thënë për radion zyrtare të klubit Adam Marusic pas humbjes në derbin kundër Romës.

“Kemi folur shumë gjatë kësaj jave. Por pësuam një humbje të rëndë. U kërkoj falje tifozëve. Tani duhet të punojmë dhe të japim gjithçka. Tifozët? Ne e dimë se sa vlen për ta kjo ndeshje, u kërkoj falje në emër të gjithë skuadrës. Duhet të vazhdojmë të punojmë.

Unë mendoj që Roma nuk zhvilloi një ndeshje të madhe. Vendi i 5-të? Janë edhe 8 ndeshje për tu luajtur dhe duhet të japim gjithçka, më pas të shohim se ku do të jemi në fund të kampionatit”, ka thënë anësori i Lazios. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like