Martial drejt largimit nga Manchester United

by admin
Spread the love

Futbollisti Anthony Martial raportohet se shumë shpejtë mund të largohet nga Manchester United.

Martial prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Old Trafford-i”.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Martial qysh në janar mund të ikën nga Man United në rast se vjen ndonjë ofertë joshëse.

“Nëse vjen oferta e duhur, Anthony Martial ka dyert e hapura nga ana e klubit për t’u larguar që në janar”, shkruan Romano.

Martial këtë sezon të garave nuk ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës së Erik ten Hag.

Ndryshe, lojtari ka kohë që është duke u monitoruar nga disa klube të njohura evropiane.

You may also like