Martesa Milan- Investcorp drejt zyrtarizimit, të premten mbyllet marrëveshja

by admin
Spread the love

Investcorp është shumë pranë blerjes së Milanit. Tratativa mes fondit të Bahreinit dhe Elliott po ecën shumë mirë, madje palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Një grup pune po analizon llogaritë e klubit kuqezi, ndërsa një tjetër skuadër po punon për planin e biznesit. E premtja mund të jetë dita kur palët mund të mbyllin me sukses këtë marrëveshje.

Pasi të mbarojë inspektimi i bilancit pritet të firmoset marrëveshja, që do të përcaktojë edhe vlerat e këtij operacioni. Shifrat janë ato që janë bërë tashmë të ditura: 1.1 miliardë euro.

Shitja përfundimtare e klubit pritet të bëhet në fund të kampionatit për të mos shpërqendruar skuadrën që po lufton për titullin kampion këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like