Marshohet me moton “Boll Ma” – kundër abuzimit të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara – Shqip

by admin
Spread the love

Qendra “Artpolis” ka organizuar marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”, raporton Shqip.

“Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.

Resmie Rrahmani, themeluese e Shoqatës së Personave me distrubim muskulare, tha se heshtja nuk është zgjedhje dhe se fshehja e rasteve të dhunimit riprodhon strukturat e patriarkatit.

“Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit. ‘Boll Ma!…’ synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj. ‘Boll Ma!… heshtja nuk është zgjidhje’”, tha ajo.

Ajo tha se nga raportimi i 2 273 raste të dhunës në familje për këtë vit, 1 897 raste janë ndaj grave dhe vajzave.

“Nga 2273 raste të dhunës në familje sivjet, 1 897 raste janë ndaj grave e vajzave. Prandaj, ne duhet ta raportojmë dhunën, kurse institucionet ta luftojnë atë. Vetëm së bashku triumfojmë ndaj shtypjes, dhunës e pabarazisë. Vetëm së bashku jemi më afër barazisë sociale dhe gjinore”, tha ajo.

You may also like