Marrja e ndihmës sociale në Zvicër nuk duhet të jetë më arsye për dëbimin e të huajve

by admin
Spread the love

Marrja e ndihmës sociale nuk duhet të jetë më shkak për dëbim për të huajt. Një aleancë paraqiti të enjten peticionin “varfëria nuk është krim”, i cili i kërkon Këshillit Shtetëror zviceran të pranojë nismën me të njëjtin emër

Peticioni, me 16 914 nënshkrime, u dorëzua të enjten në Dhomat Federale, ka pohuar aleanca “varfëria nuk është një krim” në një deklaratë për shtyp. Kjo aleancë përbëhet nga Partia Socialiste, sindikata Unia dhe më shumë se 80 organizata, transmeton portali Shtegu.

Nisma parlamentare “varfëria nuk është krim”, e paraqitur nga këshilltarja kombëtare socialiste Samira Marti (BL), kërkon që pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër, marrja e ndihmës sociale të mos jetë shkak për dëbimin e të huajve nga Zvicra.

Ndërsa Këshilli Kombëtar Zviceran e ka pranuar nismën, Këshilli Shtetëror zviceran do ta debatojë të hënën e ardhshme. Komiteti i tij i institucioneve politike e refuzoi iniciativën me 7 vota kundër dhe 6 pro.

Pas një rishikimi të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin (LEI), i cili hyri në fuqi në janar 2019, marrja e ndihmës sociale nga të huajt mund të ketë pasoja në të drejtën e tyre të qëndrimit dhe të çojë, në raste të caktuara, në dëbimin e tyre, thotë aleancë.

Ashpërsimi i Ligjit për të huajt e ka bërë në shumë raste de facto të pamundur marrjen e ndihmës sociale për personat pa pasaportë zvicerane, për shkak të rrezikut të dëbimit”, deklaroi zonja Marti në konferencë.

Këshilltari kombëtar Benjamin Roduit, i cili foli si president i shoqatës Artias, e cila veçanërisht bashkon institucionet e veprimit social në Zvicrën frankofone dhe Tiçino, denoncoi një situatë “kafkiane” për të huajt që jetojnë në varfëri në Zvicër.

Sipas tij, ata kanë zgjedhjen në mes të pretendimit të të drejtës së tyre për t’u mbështetur financiarisht, duke marrë rrezikun që të largohen nga Zvicra, ose të jetojnë në varfëri për të ruajtur lejen e qëndrimit ose të vendbanimit. Në rastin e fundit, ata hyjnë në borxhe dhe izolohen.

Z. Roduit vuri në dukje se një mekanizëm kontrolli është aktualisht në vend për të parandaluar “mashtruesit e mundshëm” që të përfitojnë nga sistemi.

You may also like