“Marrëzi dhe përrallë idiote”, Frrok Çupi del kundër nismës së PD-së, tregon rrezikun që i kanoset vendit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti i njohu Frrok Çupi ka dalë kundër kërkesës së PD-së për vetting në politikë. Sipas tij, kjo nismë kërkon që të zhbëjë shtetin.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Çupi e cilësoi si një nismë vullnetare, që synon të zhvlerësojë strukturat shtetërore.

“Deputetët, kanë një Kod Zgjedhor, një Kushtetutë, një KQZ, të gjithë këto kontrollohen, pra një Vetting. Ka ligje, por tani çfarë do të bëhet tani? Shteti është një makinë shumë e rëndë, shumë e madhe, nëse trajtohen në mënyrë vullnetare, ai kthehet në tmerr. Tani sulmon peshkatarët, lektorët, studentët, njerëzit që duhen të bëhen politikanë. Shteti duhet të zbatohet në ligje dhe ato janë, ka Kodin Penal, Kushtetutë“, u shpreh Çupi.

Çështja nuk shtrohet se çfarë ndjen brenda saj PD, ajo ndjehet me e sulmuara PD, sipas tij, partia më e madhe e opozitës ndodhet nën presion.

“Është një përrallë shumë idiote, ajo duhet mbyllur rubineti i kësaj çështje sepse është një turp i madh, pas 30 vitesh të bëhesh një gjë e tillë të bësh gjyq. Çfarë do të bëjmë do t’i bëjmë gjyqtarë të gjithë. Do të bëjë vettingun popullit. Çdo individ është një qenie politike, e ti nuk mund ti thuash se ti je nuk je politikan, Nëse doni ti fusni të gjithë njerëzit në vetting bujrum të qoftë. Askush nuk i ndalon të bëjë një karrierë politike”, theksoi analisti.

You may also like