Marrëveshja për lirinë e lëvizjes – shqiptarë e serbë skeptik se do të zbatohet, kërkohet vëmendje për veriun

by admin
Spread the love

Marrëveshja për
lirinë e lëvizjes, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi në Qendrën
Mediale në Çagllavicë, ku të pranishëm dhanë mendime të ndryshme, raporton Ekonomia
Online. 

Aty u fol edhe për
marrëveshjen për letërnjoftimet e arritur në Bruksel, për të cilën patën
dyshime sa i përket implementimit.

Zekirja Shabani, ish-kryetar
i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se ndonëse vjen nga një komunë me
shumicë serbe, si Shtërpca, qytetarët atje punësimin e kanë primar.

Sipas tij, veriu i
Kosovës është i terrorizuar nga bandat kriminale.

“Unë vij nga një
komunë që kryetar është një serb, pra nga Shtërpca dhe atje qytetarët atje kanë
halle tjera, si punësimi, ndërsa në veri qytetarët janë të terrorizuar nga
bandat kriminale serbe e shqiptare”, tha Shabani.

Ai përmendi edhe
grupet kriminale në veri, për të cilët tha se janë ngusht të lidhura me
politikën, e për të cilët tha se i terrorizojnë serbët në veri.

“Ka vite që e
mbuloj ekonominë dhe e njoh goxha shumë kriminalitetin shqiptaro-serb. Grupet
kriminale janë të lidhur me politikën në Serbi dhe në Kosovë dhe atje i
terrorizojnë shqiptarët atje. Pra po flasim për një kapo që e përkrah një parti
siç është Radojçiqi e Veselinoviq me vëllezërit e tij që i terrorizojnë
qytetarët atje. Pra po flasim ngusht për grupe që e shfrytëzojnë veriun e
qytetarët e saj, për interesa të ngushta kriminale”.

Një qytetar serb
nga Graçanica, Nedjeljko Zejak, tha se vëmendja e Qeverisë së Serbisë është e
koncentruar vetëm në veri të Kosovës.

Ai tha se serbët në
qytetet tjera detyrohen t’i kryejnë pagesat e energjisë elektrike, ndërsa tha
se ata në veri nuk po e bëjnë një të tillë.

“A jeni të
vetëdijshëm që kur thuani se dy herë në ditë u kanë marrë patën shoferin sesa
herë na është marrë neve. Nuk është risi nëse thuani se ju jeni të rrezikuar në
veri dhe është korrekte që të tregoni se kur e keni paguar faturën për rrymë
dhe është mirë që t’i tregoni presidentit Vuçiq se ne i kemi paguar për 22
vite, dhe ju thuani se vetëm ju jeni të rrezikuar në veri, ndërsa ne jo”.

“Një kioskë më
tregoni nëse e ka ndërtuar Beogradi këtu, ndërsa në veri vazhdon. Unë do ua
sjellë çdo familje serbe që t’u tregojë se paguajnë edhe për mirëmbajte të
varrezave”, tha ai.

Milija Bisevaq nga
Iniciativa Qytetare “Zubin Potoku”, tha se nuk e përkrah Listën Serbe dhe se
ndihet i rrezikuar.

“Unë jam i vetmi që
jam i opozitës dhe nuk e mbishtesë Listën Serbe dhe ju them se jemi të
rrezikuar, e them se kur është folur për serbët, nuk është biseduar në tërësi
për ta”.

“Ne i kemi dhënë të
drejtë edhe Goran Rakiqit dhe u kemi thënë se duhet t’i japim të drejtë serbëve
nga jugu, e kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

E sa i përket
implementimit të reciprocitetit, Nedjeljko Zejak, pyeti nëse 1 shtatori do të
jetë i qetë.

Momçilo Trajkoviq,
kryetar i Forumit kombëtar serb, tha se kjo marrëveshje nuk është e qartë për
qytetarët, raporton EO.

“Absolutisht nuk
dihet dhe kjo tregohet në fakt. Marrëveshja e Brukselit nuk është e qartë dhe
qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshje është. Ata nuk e dijen se çka do të
ndodh nesër. Kur ka ndodhur ato negociata ne nuk kemi qenë të informuar.
Qeveria e Kosovës na sheh si opozitë dhe nuk dëshirojnë që ne të marrim vesh
për diçka”.

“Kanë ndodhur deklarimet e pavarësisë së Kosovës, ndërsa serbët nuk e kanë pranuar. Procesi ka qenë aq i fortë dhe rrethanat saqë serbët e kanë pranuar qeverinë e Kosovës por nuk e kanë aprovuar. Vendosja e shtetësisë edhe në veri, në veri serbet nuk e pranojnë e as nuk po e aprovojnë këtë pavarësi. Në fakt është bërë me zor, por nuk do të krijojë paqe. Nëse politika e Kosovës dëshiron që ta vendos shtetësinë në veri, qytetarët atje nuk do ta pranojnë”, tha ai.

You may also like