Marrëveshja me Danimarkën – Haxhiu: S’ka nevojë për ndryshime kushtetuese, mund të ketë incidente

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se pas letër së nënshkruar me Danimarkën për të sjellë 300 të burgosur  ka angazhuar Departamentin Ligjor nëse një vendim i tillë ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Sipas saj, në momentin që marrëveshja
shkon në Kuvend aty nënkupton që është mbi ligjet në Kosovë dhe nuk ka nevojë për
ndryshime të tilla.

“Pas nënshkrimit të letër qëllimit
fillon faza e diskutimeve të grupeve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë
së Danimarkës ku do të flasim për draftin e marrëveshjes dhe traktatin në këtë
drejtim. Unë kam angazhuar Departamentin Ligjor që të merret me atë se a ka nevojë
për ndonjë ndryshim kushtetues apo jo, ndonëse unë konsiderojë që nuk ka nevojë
për faktin se marrëveshja ratifikohet në Kuvend. Nuk është diçka që hynë në
fuqi në momentin që e nënshkruaj unë”.

“Pra në momentin që kjo marrëveshje
shkon në Kuvend aty nënkupton që marrëveshja është mbi ligjet e Kosovës
rrjedhimisht e ka atë fuqi dhe nuk ka nevojë për ndryshim kushtetues. Por
megjithatë jam në pritje edhe të një opinioni nga Departamenti Ligjor dhe do të
veprojmë në përputhje me sugjerimet që marrim nga personat përgjegjës”.

Ministrja Haxhiu tha se nga marrëveshja
15 milionë euro shkojnë në sundimin e ligjit dhe fuqizimin e Shërbimit Korrektues
dhe 6 milionë euro në energji të ripërtritshme.

“Ka edhe përfitime për Kosovën, pra
do të jenë 15 milionë euro që do të ndahen në buxhetin e Kosovës për sundim të
ligjit, për fuqizim te shërbimit korrektues të Kosovës. Në anën tjetër do të
jenë 6 milionë në energji të ripërtritshme sepse po ballafaqohemi me kriza në
aspektin energjetik e poashtu donacione të shumta për sundimin e ligjit dhe do
të ketë investim në qendrën e paraburgimit në Gjilan dhe këto do t’i marr përsipër
Danimarka. Është shumë e rëndësishme fuqizimi i bashkëpunimit me Danimarkën. Do
të shohim si ta finalizojmë këtë marrëveshje”.

Megjithatë, Haxhiu nuk përjashton
mundësinë që të ketë incidente nga të burgosurit, duke shtuar se përgjegjësinë
penale mund ta ketë Kosova, raporton EO.

“Mund të presim që të ketë
incidente edhe nga njerëzit brenda jashtë. Prandaj është shteti që i ka institucionet
e profilizuara që i adreson incidentet e mundshme. Unë mendoj që Qendra e Paraburgimit
në Gjilan e ka infrastrukturën e nevojshme dhe në atë qendër nuk kemi pasur
rast të vetëm që është arratisura nga ajo qendër dhe incidentet mund të ndodhin
edhe nga vetë të burgosurit tanë”.

“Mirëpo nuk përjashtojmë mundësinë
të ketë incidente të tilla edhe nga ata që vijnë në Kosovë. Përgjegjësinë për
adresimin e tyre sa i përket aspektit administrativ do ta ketë Danimarka. Ndërsa
sa i përket përgjegjësisë penale mund të ndodhë që përgjegjësinë ta ketë Kosova
për faktin se vepra ndodh në Kosova”.

Nga kjo marrëveshja Kosova do të përfitojmë 200 milionë euro për 10 vjetët e ardhshme.

You may also like