Marrëdhënia me Borën ndez debatet në BBVIP, Donaldi tregon në sy të Beatrix se…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donaldi-Beatrix dhe marrëdhënia që ka lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes aktorit dhe këngëtares vijon të komentohet.

Së fundmi, kanë qenë banorët të cilët kanë diskutuar lidhur me arsyen pse Donald Veshaj i dha një puthje Bora Zemanit kur ajo hyri për të takuar shoqen e saj Semin, si dhe pse i dërgoi një dhuratë për të kujtuar 3 vjetorin e lidhjes së tyre.

Gjatë diskutimeve, nga banorët ka ndërhyrë edhe Beatrix e cila është shprehur se i ka pyetur të gjithë një për një për Donaldin dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ai ishte “single”.

Beatrix: I kam pyetur të gjithë një nga një se si mendojnë dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ishte single.

Donald: Ajo është personale, unë me veten time jam i qartë. I di gjërat e mia dhe nuk bëhem pishman për asgjë. Këto i di vetëm unë dhe ndoshta shumë pak njerëz jashtë dhe me veten time jam i qetë.

Iliri: Nuk kishe pse të ishe i turbulluar.

Donald: Me veten time, jo me mënyrën e bërjes së gjërave. Ndjenjat e mia për cështjet e mia personale. Unë siç i bëj gjërat, i bëj siç i dua. Për mesazhet e tjera është përgjegjësia ime. E kam thënë para 3 javësh që jam single dhe duhet videomesazhi. Nuk kam marrë videomesazh e asgjë.

You may also like