Marotta: Shpresoj që Dybala të luajë me ne, objektivat nuk ndryshojnë

by admin
Spread the love

“Nuk e di se ku do të luajë Dybala sezonin e ardhshëm. Në sport duhet të pranohen ato që unë i quaj gënjeshtra të bardha. është e qartë që shpresa që ne kemi është ai të luajë me ne”.

Kjo ka qenë deklarata e drejtorit të Interit, Beppe Marotta i cili ka bërë tifozët të ëndërrojnë për transferimin e mundshëm të yllit argjentinas në radhët e zikaltër. Ai ka vazhduar më pas duke komentuar edhe më tej për merkaton e verës.

“Dybala dhe Lukaku? Nuk duhet t’i marrim gjërat me ankth dhe të bëjmë gjërat shpejt e shpejtë. Diçka e kemi bërë deri tani. Bërthama e këtij ekipi do të qëndrojë dhe me këto premisa do të përpiqemi të përballojmë sezonin me objektivat e përhershëm që kemi, tre kompeticionet që duhet të luftojmë dhe duke e ditur se jemi Inter dhe të dhënat që kemi janë ambicioze”.

PERISIC- “Jemi të mërzitur, por e kuptojmë zgjedhjen e lojtarit që dëshiron të provojë një aventurë në Premier League. Kur ka një moshë të caktuar është e drejtë që vetë lojtari të zgjedhë se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij.
Nuk mund të bënim një ofertë më të mirë nga ajo që kemi bërë. Respekt maksimal dhe i jemi shumë mirënjohës. Ne do të gjejmë edhe një zëvendësues, ndërsa kemi në shtëpi një si Gosens që nuk do ta lejojë të bjerë në sy largimi”.

MERKATO– “Diçka e kemi bërë edhe më parë. Besoj se puna e bërë mbi të gjitha nga Ausilio dhe Baçin do të jetë shumë pozitive. Duhet të ketë profesionalitet, vendosmëri, por edhe kreativitet dhe korajo për të bërë gjëra të bukura”.

SEZONI- “Ka qenë një vit ku kemi bërë figurë të mirë dhe kjo është një meritë e trajnerit, skuadrës, shoqërisë dhe tifozëve. I falenderoj shumë dhe jemi duke menduar për sezonit tjetër me Interin që ka vetëm një objektiv. Të ketë qëndrueshmëri nga njëra anë dhe të jetë kompetitiv nga ana tjetër”. /oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like