Marotta: Nuk fshihemi, luftojmë fort për të siguruar yllin e dytë në fanellë

by admin
Spread the love

I drejtpërdrejtë dhe preciz. Pavarësisht vështirësive të muajit të fundit, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta është i sigurtë që skuadra do ta marrë veten, pa u larguar nga objektivi i saj:

“Inzaghi ka thënë se objektivi i skuadrës në fillim të sezonit ishte renditja mes 4 skuadrave të para? Edhe të renditemi të parët mes katër të parave. Në sport nuk duhet të kesh frikë dhe të mbash pretendimet lart.

Sot duhet të luftojmë në çdo mënyrë për të qepur yllin e dytë në fanellë. Nuk fshihemi, duam titullin”, ka thënë Marotta para fillimit të sfidës kundër Salernitanës. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like