Markush: Janë vonuar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love

Negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë shumë të vonuara. Të gjithë shpresojmë se vendimi i duhur do të sillet deri në fund të kryesimit slloven me BE-në dhe Sllovakia është duke punuar shumë për arritjen e këtij qëllimi, deklaroi sot ambasadori sllovak në vend, Henrik Markush.

Ambasadori sllovak theksoi se është mirë Maqedonia e Veriut të ngelet në rrugën e reformave dhe se kjo i jep mesazh të mirë Unionit.

“Zbatimi i reformave i jep mesazh të mirë Unionit. Fillimisht se realizimi i reformave po bëhet, fillimisht për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve dhe së dyti se jeni më se të gatshëm t’i filloni negociatat inkuadruese dhe me këtë të dëshmoni se mund ta zbatoni legjislativën evropiane”, tha Markush në sesionin e Konventës kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut, e cila sot diskutoi në temën “Raporti i ri i Komisionit Evropian – probleme të vjetra: Si deri tek efikasiteti më i madh në shqiptimin dhe zbatimin e masës për konfiskimin e pronës”.

Ai vlerësoi se raporti i fundit i KE-së për shtetin pati mjaft konotacion pozitiv dhe se kjo është edhe një dëshmi se vendi është duke bërë hapa të rëndësishëm dhe progres në rrugën eurointegruese, që për fat të keq, sipas tij, sot shumë më shumë e imponon për dallim nga rasti me shtetet e tjera që i janë bashkuar Unionit në të kaluarën.

Zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në vend, Xhulian Vasalo përkujtoi se Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut lidhur me kriteret politike nënvizon angazhime për përforcimin e demokracisë dhe qeverisjes të së drejtës dhe obligimin që të realizohen fushat kryesore të fundamenteve, përfshirë edhe përmes Agjendës “Evropa në vendin tonë” dhe “Plani veprues 21” për luftë kundër korrupsionit.

“Rekomandime të shumta i hartojnë hapat e nevojshëm siç është shqyrtimi detajues për legjislaturën zgjedhore dhe miratimi i ligjeve relevante. Përforcimi i Parlamentit si forum i dialogut politik konstruktiv veçanërisht në sferën e reformave të BE-së, ruajtja e momentit reformues dhe fokusi në implementimin e kornizës ligjore ekzistuese, sesa inicimi i nismave të reja sporadike”, vlerësoi Vasalo në sesionin e KKBE-MK.

Sipas tij, zbatimi në kohë dhe thelbësor i agjendës reformuese kërkon mbështetje të qëndrueshme nga shoqëria në tërësi.

“Lidhur me sistemin gjyqësor, është e rëndësishme të vazhdohet implementimi i kornizës ligjore dhe planeve strategjike. Projektligji i ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë duhet ta ruaj Akademinë si pika e vetme hyrëse në gjyqësi dhe prokurori dhe të sigurojë qasje korrekte dhe transparente në këto profesione. Vendi ka vazhduar ta konsolidojë përvojën e vet në hetim, përndjekjen dhe gjykim në disa raste të korrupsionit, përfshirë edhe të nivelit të lartë dhe e ka përforcuar kornizën e vet institucionale, veçanërisht Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion”, tha Vasalo.

Ai theksoi se përpjekjet për zbatimin e strategjive kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojnë ndërsa duhet të bëhet më shumë që të përmirësohet efektiviteti dhe koordinimi midis organeve për zbatimin e ligjit në luftë kundër disa formave të krimit, siç janë larja e parave dhe krimi financiar.

You may also like