Mariçiq: Raporti i KE-së është real

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut në pjesën e gjyqësorit ka përparim të madh, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në lidhje me raportin e Komisionit Evropian që u publikua mbrëmë për përparim në vend.

“Raportet e KE-së për përparimin e Maqedonisë janë reale, në pjesën e gjyqësorit ka përparim të madh, janë vlerësuar përpjekjet për aktivizimin e Këshillit Gjyqësorë, ka lavdërime për Akademinë e gjykatësve, ka më shumë elemente që po zbatohen reformat. Po lëvizim në drejtim të duhur. Kemi notë mesatare, të përgatitur mesatarisht. Vazhduan rastet e PSP-së, ka shumë punë që janë bërë për këto katër vite që na larguan prej “shtetit të kapur” ”, theksoi ministri Mariçiq në paraqitjen e sotme në “Studio 10” në TV24.

Ai tregoi se nuk duhet të harrojmë se për një vit e gjysmë po menaxhojmë për zbutjen e pasojave të Kovid-19.

“Raporti është real i Komisionit Evropian, fakt, është mirë që opozita është në Kuvend”, thotë Mariçiq.

Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut që dje ishte prezantuar në Parlamentin Evropian në Strasburg për të gjitha gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor, së bashku me Paketën e zgjerimit 2021, qëndron se sistemi gjyqësor është “i përgatitur pjesërisht” për anëtarësim në BE.

“Përparim i vogël është arritur në lidhje me zbatimin e strategjisë për reformë gjyqësore me çka në mënyrë plotësuese u përgjigjet rekomandimeve të Komisionit Venecian dhe grupit të ekspertëve për sundimin e ligjit. Përkushtime akoma janë të nevojshme për të siguruar zbatim sistematik të planit të veprimit për strategjinë për reforma gjyqësore dhe strategjinë për burime njerëzore për gjyqësorin dhe prokurorinë”, vlerëson Komisioni Evropian.

Nga KE-ja vlerësojnë se Maqedonia e Veriut tregon përgatitje mesatare edhe në luftën kundër korrupsionit dhe se vendi e përforcon procesin e ndjekjes së krimit dhe korrupsionit përfshirë edhe rastet e profileve të larta.

Kërkohet që vendi të përmirësoj edhe kushtet në burgje dhe të përforcoj alternativat për ndëshkime me burg.

You may also like