Mariçiq: Në tetor do të dihet se kush është për anëtarësim të shpejtë në BE, ndërkaq kush për heqje të shtetit nga rruga evropiane

by admin
Spread the love

Do të intensifikohet komunikacioni me secilin deputet në periudhën në vijim. Ne presim deri në shtator-tetor në mënyrë të qartë të ndahen dy blloqet politike, njëri i cili është për anëtarësim në BE sa më shpejtë dhe tjetri i cili është kundër anëtarësimit në BE dhe i cili konsideron se kemi kohë për të pritur. Pritja është strategji që do ta zbrazë vendin tonë nga të rinjtë dhe e cila do ta vrasë shpresën për BE, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në intervistën për “Specialja e ditës” në RTVM 2.

Mariçiq tha se nëse me të vërtetë dëshirojmë të vazhdojmë me shtetet të cilat negociojnë dhe të mbetemi me atë pako, në mënyrë që të kemi mundësi për hyrje deri në vitin 2030, ndryshimet kushtetuese janë pika e parë, vendimi i parë.

“Bëmë gjithçka, bëmë dhe do të bëjmë deri në afatin e fundit të sillen këto ndryshime kushtetuese. Konsideroj se do t’ia dalim sepse opsioni tjetër është të largohemi nga kjo rrugë e shteteve të cialt tashmë negociojnë, siç janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia dhe të mbetemi në një grup të shteteve të cilat janë shumë larg negociatave. Bosnja dhe Hercegovina vitin e kaluar mori status të kandidates, Kosova është në një proces tërësisht tjetër për njormalizim të marrëdhënieve me Beogradin, vitin e kaluar e parashtroi aplikimin për anëtarësim. Ne ato faza i kemi kaluar që moti”, tha në intervistë Mariçiq, informojnë nga kabineti i tij.

Zëvendëskryeministri është optimist se të gjithë deputetët në Kuvend do të kuptojnë se në çfarë momenti të volitshëm ndodhet Maqedonia e Veriut, sepse siç tha Mariçiq, “janë të qarta sinjalet se viti 2030 është afat real dhe i arritshëm, por kjo nuk do të thotë se na është dhënë të gjithëve, varet se si do të paraqitemi ne”.

“beteja jonë është të mbetemi në pako me Shqipërinë, të përshpejtojmë dhe t’i arrijmë ato vende të cilat negociojnë tashmë 10 vite. Qëllimi ynë është herën e ardhshme kur do të hapet dera për anëtarësim në BE, ne të jemi ata që do të hyjnë. Kjo varet vetëm nga ne për momentin dhe nga ajo se si ne do t’i kuptojmë detyrat dhe si do t’i kryejmë detyrat. Tashmë nuk ka të tjerë të cilët do të na pengojnë të ecim përpara, vetëm ne me bllokadën e brendshme apo me moskryerjen e detyrave dhe reformave mund ta pojmë veten në kategorinë e shteteve të cilat kanë probleme serioze strukturore të brendshme”, theksoi Mariçiq.

Për ndryshimet kushtetuese Mariçiq konsideron se nuk duhet të jenë pengesë për vazhdim të negociatave me BE-në, sepse, siç theksoi, me to nuk ndryshin asgjë thelbësisht, shtohen vetëm disa bashkësi, atyre të cialt tashmë janë futur me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, dhe se përgjegjësia në mënyrë të qartë është e locuar tek opozita dhe tek deputetët të cilët duhet të votojnë.

“Pamë se Korniza negociuese është garancë e mjaftueshme për mbrojtje të të gjithë qytetarëve tanë dhe të gjitha bashkësive tona. pamë se korniza negociuese është ajo që na e prëforcon rrugën drejt BE-së dhe sa më shumë pëpriqemi, më shpejtë mund të hyjmë në BE”, tha mariçiq, duke shprehur bindje se me besim dhe shumë punë mund të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

MARKETING




You may also like