Marca: Barcelona nuk do të firmos me Pavardin dhe Fojtin!

by admin
Spread the love

Sipas të përditshmes “Marca”, skuadra e Barcelonës nuk do të nënshkruajë asnjë lojtar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sipas prestigjozes spanjolle, “katalanasit” nuk do të mund të përballojnë transferimin e Benjamin Pavardit nga Bajern Munihu për arsye ekonomike.
jithashtu, drejtuesit refuzuan të blejnë Huan Fojtin nga Viljareali, duke besuar se Zhull Kunde ka cilësi të ngjashme. Megjithatë, është planifikuar që në rast se “katalanasit” kanë nevojë në sulm për më shumë mbështetje nga krahu i djathtë, Serhi Roberto do të mund të shkojë atje dhe për qëllime më mbrojtëse, trajneri Çavi do të përdorë Ronald Araujo dhe Kunde në të djathtë.

Gjithashtu është duke u shqyrtuar edhe opsioni i Julian Arauho, i blerë së fundmi nga klubi “blaugrana”.

The post Marca: Barcelona nuk do të firmos me Pavardin dhe Fojtin! appeared first on TV SHENJA.

You may also like