Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova regjistrojnë rënie – Shqip

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore që u zhvilluan gjatë muajit mars organet e FIFA-s bëjnë azhurnimin e renditjes së kombëtareve. Edhe pse renditja e re do të publikohet më 4 prill, por shumë çka nga ajo renditje është e njohur

Barazimi me Moldavinë si dhe humbja në përballjen me Malin e Zi, përfaqësuesen e vendit do ta kushtojnë me humbje të një pozite. Maqedonia e Veriut në renditjen e fundit ishte e 68-ta, ndërsa në renditjen e muajit mars do bie në pozitën e 69-të. Sa i përket pikëve Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë numrin e njëjtë ashtu si në muajin e kaluar 1362.17

Rënie ka regjistruar edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila tash e sheh veten në vendin e 64-t, ndërsa në renditjen paraprake ishte në atë të 62-të. “Kuqezinjtë” i kanë 1382,69 pikë duke përfunduar prapa Republikës Demokratike të Kongos, e cila përparoi për katër pozita dhe përpara Kepit të Gjelbër

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s. Kjo e fundit e zbuloi renditja e muajit shkurt-mars, ndërsa “Dardanët” tash gjenden në vendin e 102-të, në krahasim me atë të 101-të të herës së kaluar. Sa u përket pikëve, “verdhëkaltrit kanë pikë të njëjta, 1202.77..

Në “Top 10” nuk pati ndryshime në renditje, me kampionen e botës, Argjentinën, që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia botërore Franca. Kurse, podiumin e mbyll kombëtarja e Anglisë, e cila është në formë kulmore. Në dhjetëshen e parë i shohim edhe Belgjikën, Brazilin, Holandën, Portugalinë, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë./tvklan.mk/

You may also like