MANILA – Manovra të përbashkëta ushtarake amerikano-filipinase

by admin
Spread the love

MANILA, 11 prill /ATSH-DPA/ – Trupat amerikane dhe filipinase nisën sot manovrat ushtarake më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në Filipine, mes tensioneve në rritje për agresionin e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth Tajvanit.

Rreth 12 000 ushtarë nga SHBA-ja dhe 5 400 nga Filipinet po marrin pjesë në manovrat ushtarake ”Balikatan”.

Ky vit do të përfshijë manovrat e para me armë zjarri të vërteta në det.

“Manovrat do të ndihmojnë për të siguruar që forcat e armatosura të të dy vendeve të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur menjëherë dhe në mënyrë efektive çdo situate, krize apo emergjence në të gjitha rrethanat”, tha shefi ushtarak i Filipineve, gjenerali Andres Centino në ceremoninë e hapjes.

“Ndërsa bashkëpunimi dhe partneritetet rrisin fuqinë, ne jo vetëm që përforcojmë dhe përmirësojmë ndërveprimin e forcave tona të armatosura për mbrojtjen e ndërsjellë, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj fatkeqësive, por kontribuojmë edhe në paqen dhe stabilitetin e rajonit indo-paqësor në një mënyrë përfundimtare”, tha ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë

You may also like