Mane në udhëkryq: Bayern Munich bën një hap, edhe Barcelona opsion

by admin
Spread the love

Sadio Mane mund të ndryshojë ekip, pasi për momentin nuk po gjendet një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Livepool.

Sky Germany raporton se Bayern Munich e ka në listën e dëshirave sulmuesin senegalez, tashmë 30 vjeç. Kampionët e Gjermanisë kanë bërë edhe një hap konkret.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, ka pasur një takim me agjentin e Mane në fundjavë. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me Liverpool dhe ky operacion nuk është i lehtë.

Vetë Mane ndërkohë është i hapur edhe për një kalim te Barcelona, sikurse shkruan “Mundo Deportivo”. Sulmuesi mendon se kalimi te katalanasit i jep më shumë mundësi për “Topin e Artë”. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like