Mancini: Largimi i Chiellinit na trishton të gjithëve, por ai e ka marrë vendimin  

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit Roberto Mancini ka fituar çmimin “Prisco”, ndërsa gjatë ceremonisë foli edhe për dy lamtumirat e mëdha në Serie A. Bëhet fjalë për Chiellini që do të tërhiqet edhe nga kombëtarja, si dhe për Lorenzo Insigne që do të transferohet te Toronto.

“Lorenzo do të shkojë për të bërë një tjetër eksperiencë të rëndësishme. Ka dhënë shumë për kombëtaren dhe shpresoj që të na japë akoma në vazhdim. Lamtumira e Chiellinit ndërkohë është një lajm i trishtueshëm për të gjithë, sepse ka qenë një lojtar i madh i kombëtares dhe i Juventusit.

Megjithatë, koha kalon për të gjithë. Ai ka marrë tashmë vendimin për të lënë kombëtaren pasi fitoi Europianin në një sfidë në Wembley njësoj si kjo që na pret që do të jetë po aq e rëndësishme. (I referohet finales me Argjentinën po në Wembley)

Për Italinë është e rëndësishme që të ringrihet. Do të kemi ndeshje në verë dhe më pas na pret Nation League për të rifilluar gjithçka. Në kampionat ka disa lojtarë të rinj shumë interesantë, por duhen edhe më shumë”. /oversport.tv

Foto: Nazionale italiana, Twitter

You may also like