Manchester United rikthehet te fitorja, mposht në shtëpi Brentford

by admin
Spread the love

Manchester United rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh, ndërsa ka mposhtur në javën e 35-të Brentfordin me rezultatin e pastër 3-0. Fernandes, Ronaldo dhe Varane ishin ata që vendosën këtë takim, me United që zhvilloi një ndeshje mjaft bindëse në raport me ato të fundit.

Pas vetëm 9 minutash lojë, Bruno Fernandes nuk fali duke prishur ekuilibrat e takimit. Portugezi i çoi shifrat në 1-0 pas një pasimi të bukur nga Elanga. United provoi vazhdimisht gjatë gjithë pjesës së parë për të thelluar diferencat, por fillimisht Ronaldo e më pas Mata nuk i finalizuan dot aksionet.

Në fundin e pjesës së parë Ronaldo arriti të shënonte, por sistemi VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të United.

Në pjesën e dytë, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për “Djajtë” dhe përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori përsipër Ronaldo. Ylli portugez nuk fali dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Megjithatë, ndeshja nuk do të mbyllej me kaq. Varane shënoi edhe golin e sigurisë në minutën e 72-të pas një harkimi të Alex Telles. Ky ishte edhe goli që vulosi rezultatin duke i dhënë tre pikë United që tashmë ngjitet në kuotën e 58 pikëve, në vendin e gjashtë. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

 

You may also like