Manchester United kërkon Lautaro Martinez, “në pjatë” 80 milionë për Inter

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez në shënjestër të Manchester United. Lajmi raportohet nga Football Insider sipas të cilit anglezët janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për sulmuesin e Inter.

Veç të tjerash argjentinasi i pëlqen së tepërmi tajnerit të United Ten Hag, që e konsideron Lautaron si lojtarin ideal për sulmin e tij, sidomos duke parë vështirësinë për të arritur te Harry Kane i Tottenham, të cilin Spurs e vlerësojnë 115 milionë euro.

Zikaltërit natyrisht nuk kanë ndër mend të privohen nga Lautaro me të cilin kanë një kontratë deri në 2026 të rinovuar një vit e gjysmë më parë. Vetë lojtari nuk po mendon në lidhje me mundësinë për të ndryshuar fanellë por është e kuptueshme që e e ardhmja e tij mund të varet nga kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.

Pa të ardhurat e Champions, Interi mund të detyrohet të sakrifikojë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, Lautaro për të thënë të vërtetën nuk është në këtë listë, por gjithsesi situata financiare mund të detyrojë zikaltërit të shikojnë ofertë.

Me siguri 80 milionët e ofruar nga Djajtë e Kuq nuk do të konsideroheshin mjaftueshëm për një lojtar që edhe këtë vit është në kuotën e 21 golave dhe 8 asiste duke përfshirë kampionatin, Champions dhe Kupën e Italisë.

Te Interi do të vlerësojnë ofertat për Dumfries dhe ndoshta Bastonin, pa harruar akordin e ri që duhet gjetur për Lukakun, por gjithsesi me duelin e dyfishtë të gjysëmfinaleve të Champions me Milanin në prag, këto janë diskutime që nuk mund të bëhen në këto momente.


Top Channel

You may also like