Manchester United gjen sulmues – Shqip

by admin
Spread the love

“Djajtë” huazojnë Wout Weghorst nga Burnley për 3 mln euro

Wout Weghorst është dhurata e dytë në merkaton e janarit për trajnerin Erik Ten Hag. Manchester United ka arritur akordin me Burnley për huazimin e 30-vjeçarit holandez deri në fund të sezonit aktual por pa opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit. Një transferim i arritur pas shumë ditësh negociatash intensive për shifrën e rreth 3 milionë eurove.

Largimi i Cristiano Ronaldos la një boshllëk të madh te “djajtë e kuq”, që duket se tashmë shtojnë konkurencën në repartin e avancuar, me Weghorst që do duelojë për një fanellë titullari me Rashford në majën e sulmit. Tekniku Ten Hag shpreson ta ketë në dispozicion ish-lojtarin e Besiktas që në derbin e qytetit me Manchester City. Siç dihet, derbi është një ndeshje e veçantë dhe trajneri Ten Hag kërkon të shfrytëzojë çdo armë përballë rivalëve të qytetit.

Kështu, është një luftë kundër kohës ajo që po zhvillojnë aktualisht drejtuesit e United pasi ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Weghorst do t’ia dalë të federohet për sfidën ndaj City

Holandezi është afrimi i dytë në këtë merkato për Manchester United pas portierit Butland, ndërsa mediat në ishull janë të sigurta se “Djajtë e Kuq” do të mundohen të kompletojnë edhe një tjetër goditje në sulm për të qenë totalisht të mbuluar në repartin ofensiv.

Klan News

 

You may also like