Manchester City, skuadra me më së shumti fitore në Old Trafford

by admin
Spread the love

Skuadra e Pep Guardiolas, Man City triumfoi ndaj Manchester United, duke regjistruar një rekord pozitiv ndaj ‘Djajve’, shkruan Insporti.

“Qytetarët” tani janë bërë skuadra mysafire me më së shumti fitore të arritura ndaj Manchester United në Old Trafford, me tetë fitore të arritura.

Para kësaj përballje, Man City dhe Liverpool mbanin rekordin me nga shtatë fitore në Old Trafford, gjersa pas kësaj fitore “Qytetarët” tani prijnë të vetëm në këtë rekord.

Man Utd ka vetëm 17 pikë pas 11 xhirove të para, me norvegjezin që po shihet si përgjegjës kryesor për lojën e dobët të ekipit.

You may also like