Manaj: Forca jonë është grupi, duhet të qëndrojmë të fokusuar për mbijetesën

by admin
Spread the love

Rey Manaj shënoi golin e parë të Spezias në sfidën kundër Salernitanës, ndërkohë që pas ndeshje doli përpara mediave italiane për të komentuar takimin. Ky ishte goli i dytë për sulmuesin shqiptar në këtë sezon në Serie A, ndërsa më parë i ka shënuar edhe ndaj Sassuolos, po në barazim 2-2.

“Ka pak keqardhje sepse mund ta kishim mbyllur ndeshjen ndryshe dhe të kishim sjellë në shtëpi tre pikët. Megjithatë, është një barazim shumë i rëndësishëm ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë që ka shijen e fitores, sepse na jep një pikë të çmuar për renditjen. Tani duhet të rifillojmë nga puna sepse të hënën na pret një ndeshje e rëndësishme kundër Fiorentinës dhe na duhet përqendrim maksimal.

NDESHJA- Mendoj se në përgjithësi kemi bërë një lojë të shkëlqyer. Ndoshta kemi rënë paksa në pjesën e dytë, por mund të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë

PENALLTIA- “Te penalltia, Verde dhe unë ramë dakord, pasi gjuajta penalltinë e parë, ishte më e drejtë ta gjuante ai të dytën. E rëndësishme është që të dy ia dolëm të shënonim dhe të baraspeshonim takimin.

SEZONI- “Dhe pse me ulje-ngritje ka qenë një sezon i mirë për ne deri tani, por ende nuk ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të përpiqemi të arrijmë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi një grup i mirë. Jemi mirë bashkë dhe kur dikush nga ne është në vështirësi, ekipi është gjithmonë aty, është forca jonë.

VETË MANAJ- “Aktualisht ndihem mirë, jam i qetë. Sigurisht që vij nga një futboll tjetër, kam luajtur më shumë në posedim dhe me topin në tokë. Në fakt, mu deshën disa muaj për t’u përshtatur, por tani jam mirë dhe i lumtur që jam këtu, shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë”. /oversport.tv

You may also like