Man Utd barazon me ekipin e fundit në tabelë

by admin
Spread the love

Manchester United ishte mysafir i Burnley, ndaj së cilit barazoi me rezultat 1-1, takim ky i vlefshëm për xhiron e 24-të në Premierligë.

Mysafirët e nisën mirë takimin kur kaluan në epërsi në minutën e 18-të të takimit me autor francezin, Paul Pogba.

Me avantazhin minimal të Manchester Unitedit u mbyllën 45 minutat e para të lojës.

E pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit që barazuan shifrat vetëm pas tre minutave.

Ishte Rodriguez që doli përballë me portierin De Gea dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë për epilogun final të takimit.

Me këtë barazim, Manchester Unitedi bie në pozitën e pestë me 39 pikë, kurse Burnley mbetet i fundit me 14 pikë.

You may also like