Man. United triumfon ndaj C. Palace dhe kualifikohet në raundin tjetër të EFL Cup

by admin
Spread the love

Manchester United triumfon 3-0 ndaj Crystal Palace dhe kualifikohet në raundin tjetër EFL Cup.

Në “Old Trafford”, skuadra e Ten Hag dominoi ndaj C. Palace, ndërsa vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Garnacho në minutën e 21-të dhe pas gjashtë minutash dyfishoi Casemiro.

Pas një pjesë të parë të dobët, “Shqiponjat” u zgjuan disi në fraksionin e dytë dhe provuan të reagonin, por ishte e pamundur, ndërsa Manchester United realizoi edhe golin e tretë me Martial në minutën e 55-të.

Në fund 3-0 dhe Manchester United siguron biletën e kualifikimit dhe regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj të kampionatit ndaj Burnley në fundjavë.

Në krahun tjetër, Crystal Palace eliminohet nga EFL Cup dhe e çon në tre numrin e ndeshjeve pa fitore, duke krijuar kështu një krizë rezultatesh.

Golat:

Në minutën e 21’ Garnacho i asistuar nga Dalot gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon vendasit në avantazh.

Vetëm gjashtë minuta më pas, Casemiro dyfishon avantazhin e ekipit të tij me një goditje me kokë.

Casemiro dhuron asist, Martial shënon golin e tretë për Manchester United në minutën e 55′.


Top Channel

You may also like