Mami im mbaron pas teje

by admin
Spread the love

‘Zemër Luana’ është kthyer në një nga programet më të ndjekur të së dielës mbrëma. Nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës dhe dy aktorëve, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku, emisioni i kësaj të diele iu dedikua festave të Nëntorit.

Pjesa më e madhe e të ftuarve ishin nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe një prej tyre ishte edhe këngëtari i njohur shqiptar nga Shkodra, Sidrit Bejleri. Ai performoi dy nga këngët më të dashura për shqiptarët: ‘Për ty Atdhe’ dhe ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.

Pas dy performancave të tij që elektrizuan skenën, Sidriti iu bashkua edhe të ftuarve të tjerë, teksa moderatorja e programit, Luana Vjollca ndau një sekret me të gjithë publikun e saj dhe të ftuarit e tjerë. Ajo tregoi se mami i saj e ka shumë qejf këngëtarin dhe bëri një përshëndetje për të.

Luana iu drejtua kamerës dhe zgjodhi të përshëndeste të ëmën: ‘Dua të përfitoj nga fakti që kam Sidritin në skenë, se vdes mami im për ty. Ja mami ku e ke, e solla më në fund”- tha moderatorja në programin e saj, ‘Zemër Luana’.

You may also like