Mami i tha të dalë nga guaska, por Graniti do të dalë nga BBV

by admin
Spread the love

Graniti u suprizua nga nëna e tij mbrëmjen e kaluar gjatë live-t dhe ajo i dha këshillat e saj. Ndër to i kërkoi të dalë nga guaska dhe të jetë më social me banorët. Kjo deklaratë u interpretua si një fjali me nënkuptimin për tu distancuar nga Fifi. Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi mbrëmë, disa nga banorët, mes tyre Monika, Semi dhe Donaldi, e kanë këshilluar Granitin që të shkëputet nga Fifi e të bëjë lojën e tij.

Kaq u desh që të nisin debate të forta mes tij dhe Einxhel, e më tej me Arjolën. Moderatorja tha se kishte kërkuar vetëm shoqërinë e tij, por ai e kishte ofenduar. Ndërsa me Arjolën debati nisi pasi Graniti deklaroi se ajo e ka provokuar.

Edhe pse ai këmbënguli që të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin, pas diskutimeve ka marrë vendimin që askush se priste. Graniti ka bërë gati valixhet dhe ka kërkuar të dalë.

Banorët janë përpjekur t’i kthejnë mendjen, por ende nuk dihet çfarë do ndodhë dhe a do i shkojë deri në fund daljes nga BBV./revistawho.com

You may also like