Maluma me koncert në Tiranë për “Ditën e verës” në 2022 – Shqip

by admin
Spread the love

22:09 | 13 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Koncerti i tij ishte paralajmëruar shumë kohë më parë.

Si te shumë këngëtarë tjerë pandemia ka ndikuar edhe për anulimin e koncerteve të Malumës, shkruan lajmi.net.

Ishte paraparë që Maluma të mbante koncertin në tij më 14 mars, 2020 por pandemia e shtyu këtë datë për në shtator të po atij viti, por që sërish u shtye.

Teksa të gjithë fansat mbetën të pa shpresë për ardhjen e tij sot Maluma ndau lajmin e bukur për ta.

Maluma do të jetë prezent me koncert në Tiranë në mars të vitit 2022, atëherë kur Shqipëria feston “Ditën e Verës”.

Lista e turneut të koncerteve të tij ka përfshirë edhe Tiranën respektivisht datën 14 mars.

Theksojmë se Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta./Shqip/

You may also like