Maloku thotë se Kurti dikur promovonte afërsinë me sindikatat, kurse sot në pushtet jo (VIDEO)

by admin
Spread the love

Opinionisti Albinot Maloku, po vlerëson se sindikatat përgjithësisht kishin dhe kanë një rol të veçantë në shoqërinë demokratike.

Megjithatë, ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, kritikon kryeministrin Albin Kurti për ndryshim të qasjes së tij, karshi tyre, meqë dikur ishte promovues i afërsisë me sindikalistët, ndërsa sot po ndërron qëndrime, transmeton Klankosova.tv.

”Kritika thelbësore është tek nëse njëra palë po kërkon dialog, dhe tjetra nuk po e ofron këtë dialog”.

”Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mundur që të ofrojë dialogun dhe të gjendet një zgjidhje brenda kësaj situate, deri ta kemi atë ligjin e famshëm të pagave. Që për vite nuk po përfundohet kjo çështje dhe po bëhet pengesa thelbësore gati për të gjitha garniturat qeverisëse në vend. Dhe ky është problemi më i madh që s’po zgjidhet. Në situatat kur s’do duhej të ishte si temë, po bëhet temë”.

”Në këtë rrafsh, kryeministri i vendit si promovues i fuqishëm i afërsisë por edhe me sindikatën në kohën sa ishte në opozitë, tani duket sikur nuk e ka atë afërsi”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Pse pushteti e ndryshoi, apo nuk e ka më ndjeshmërinë e njëjtë, janë ekstreme kërkesat e sindikalistëve?

”Ekstreme nuk janë, për faktin që në kushte normale nuk do duhej me u diskutu nëse rritet paga për mësuesit, profesorë të shkollës së mesme, për 100 euro, mirëpo do duhej të rritej ndoshta 50% duke i pa gjithë këto problem që po i kalon Kosova. E drejta e tyre është e fuqishme në çështjen e zgjidhjes së problemit të pagave për ta”.

”Kryeministrin Kurti, a e ka ndërru pushteti apo çfarë ka ndodhë me të, unë nuk e di, se cila lloj strategji e tij po mendon se është funksionale në këtë situatë, kur kemi një shkëputje mes tij si drejtues, promovues i afërsisë me qytetarin, dhe këtë distancë që është kriju. Konsideroj që kryeminitri Kurti, ose kushdoqoftë, nuk do duhej t’i gjendeshin metoda se si të poshtërohej, të sulmohej dhe të vie deri në momentin kur edhe kreu i sindikalistëve, përdorë edhe një fjalor që nuk është bash i hijshëm”.

”Një personalitet që ka qenë kontribuues prej vitesh në arsim, të vie para një situate të shpërthejë me fjalorin e tij e të mos dijë si ta orientojë atë, pra në këtë rrafsh, Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti, do duhej të ofronte dialogun thelbësor dhe të gjente një zgjidhje brenda kësaj situate deri të kemi një konkludim, ose atë ligjin e famshëm të pagave që do ta rregullonte”.

 

 

You may also like