Maldini e ndjek prej kohësh, Milan gati për të nisur bisedimet me Okafor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milan është gjithnjë e më shumë i interesuar për shërbimet e sulmuesit zvicëran Noah Okafor. Ky i fundit është në pronësi të klubit austriak Red Bull Salzburg, që ishin në të njëjtin grup me kuqezinjtë në Champions League.

Sipas të përditshmes italiane “Calcimercato”, Paolo Maldini është i bindur që Okafor mund të jetë një lojtar i duhur për projektin e Milanit. Ish-mbrojtësi i kuqezinjve ka filluar të ndjekë sulmuesin prej kohësh, që në ndeshjen kundër Salzburg në fazën e grupeve. Klubi austriak ka vendosur një çmim prej 35-milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit. Kampionët e Italisë janë gati të fillojnë negociatat e para me lojtarin, dhe ta veshin këtë të fundit me fanellën kuqezi verën e vitit 2023.

Vetë Okafor ka shfaqur shenja të mëdhaja vlerësimi për interesimin e Milanit ndaj tij. 22-vjeçari dëshiron të largohet nga Salzburgu për t’u transferuar në një klub “big” në sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: FC Red Bull Salzburg, Facebook

You may also like