Maldini dhe Massara në Belgjikë, takim pozitiv për De Ketelaere

by admin
Spread the love

Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë udhëtuar drejt Belgjikës për të zhvilluar një takim me drejtuesit e Club Brugge për Charles De Ketelaere. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, takimi ka qenë pozitiv, por jo vendimtar.

Gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vazhdon, por për momentin Milani i di edhe në formë zyrtare kërkesat e klubit belg. Nga ana tjetër Milani pritet të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh.

Kështu, për Charles De Ketelaere gjithçka duket e mbyllur dhe shumë shpejt do të veshë fanellën kuqezi. Edhe vetë lojtari është duke shtyrë drejtuesit që ta mbyllin sa më parë këtë marrëveshje. /oversport.tv

You may also like