Maldini: Barcelona synon Kessie? Milani nuk ndryshon strategji

by admin
Spread the love

“Interesimi i Barcelonës për Kessie? Është normale, lojtarit i skadon kontrata dhe nuk kemi gjetur akoma një marrëveshje. Linja e klubit është e qartë, nuk lëvizim nga kjo strategji”, ka thënë drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini për “Mediaset” përpara se të fillonte derbi i vajtjes së Kupës së Italisë në lidhje me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

Maldini ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Ibrahimovic: “Ai është një fitues, është normale që të thotë këto gjëra. Ndoshta arrijmë të fitojmë që këtë vit, por nuk është e thënë që nuk do të vazhdojë me ne edhe në të ardhmen. Të rikthehet në dispozicion e më pas të shohim”.

“Shumë raste të humbura në kampionat? Nuk kemi fituar 2 ndeshjet e fundit, që në letër mund të ishin më të lehta. Por ecuria jonë është shumë e mirë dhe synojmë që të bëjmë më mirë se viti i kaluar. Nuk jemi perfektë, kemi defekte ashtu siç kanë të tjerët. Nuk ka një skuadër që po dominon luftën për titullin kampion.

Kë repart do përmirësoja? Mendoj se jemi konkurrues në të gjithë repartet. Në këto momente kemi jashtë dy lojtarë me eksperiencë si Ibra dhe Kjaer dhe këtë fakt po e vuajmë. Eksperienca e disa lojtarëve është vendimtare për të përgatitur ndeshje të veçanta.

Grupi i Championsit na mësoi se duhet të përmirësohemi në gjithçka që të mund të rivalizojmë me skuadrat më të forta”, ka thënë Maldini. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Facebook

You may also like