Makina del nga rruga në Maliq, përfundon në spital pasagjerja

by admin
Spread the love

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku shtetasi Sh.Xh., 38 vjeç, duke drejtuar makinën tip “Jeep” ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar dhe dërguar në spital pasagjerja e automjetit “Jeep”. Ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariat 38-vjeçarin.

Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”,-njofton policia./Opinion.al

You may also like