Makedonija Gjorçe Petrovi është fituese e Kupës së Maqedonisë, fitojnë Strugën pas penaltive

by admin
Spread the love

Makedonija Gjorçe Petrovi është fitues i këtij edicioni të Kupës së Maqedonisë, pasi sot fitoi në finale Struga Trim Lumin pas ekzekutimit të penaltive, njofton SHENJA.

Sa i takon raportit të ndeshjes, koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me barazim 1:1.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi para përfundimit të pjesës së parë kur Mieshevski tregohet i saktë nga penaltia dhe shënon për 0:1.

Pas pranimit të goli, struganët u hodhën në kërkim të golit të barazimit, ndërsa ai do të vinte në minutën e 77-,të kur Jusufi barazon shifrat në 1:1. Koha e rregullt dhe shtesat nuk dhanë fitues kështu që të dyja skuadrat iu drejtuan penaltive, ku Makedonija Gjorçe Petrovi u tregua më efikas, duke fituar kështu trofeun e Kupës sëë Maqedonisë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like