Majlinda Bregu tregon luftën për jetë a vdekje që dy prindërit e saj po bëjnë në spital

by admin
Spread the love

Me një shkrim të gjatë, si asnjëherë më parë Majlinda Bregu ka folur me emociond he dhimbje për vështirësitë e përballjes me Covid-19. Prindërit e saj janë prekur nga virusi, pasi nuk pranuan të bëjnë vaksinën prej muajsh. Me shkrimin e përmbledhur ku flet për problemet që ka sjellë vendimi i tyre dhe vuajtjet në spitale, Majlinda e vë fokusin tek vaksina, e cila është e vetmja zgjidhej e lehtë dhe e arsyeshme për t’i shpëtuar vdekjes.

“Për dy vaksina! Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin. Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm. Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë. Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë. Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë🙏🙏🙏 Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi☺️

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, në spital përfundoi Babi. I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Po. Me vdekjen! Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës”, e mbyll shkrimin Majlinda.

Mes komentesh ajo ka gjetur mbështetjen nga shumë ndjekës të cilët i uroj prindërve të ish-ministres shërim të shpejtë./revistawho.com

 

You may also like