Majlinda Bregu bën deklaratën e papritur: Lulzim Basha lider i dështuar, mund të rikthehem në PD

by admin
Spread the love

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur për mundësinë e rikthimit të saj në Partinë Demorkatike, ndërsa ka sul.muar Lulzim Bashën. Në një intervistë televizive, Bregu tregon se sapo ka nisur mandatin e dytë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe shton se do të vlerësojë situatën në momentin e duhur për një rikthim të mundshëm në Partinë Demokratike.

“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Por sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos le gjurmë kudo dhe çfarë do detyre që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, tha Majlinda Bregu.

Ndër të tjera, Bregu, ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike. Ajo ka su.lmuar edhe liderin demokrat Lulzim Basha, të cilin e cilësojë si një njeri të paaftë.

“Nuk arrij të kuptoj shumë gjëra, por as nuk mund të them se po të isha unë në vendin e tij do të kisha bërë këtë sepse unë nuk do të kisha qenë kurrë në vendin e tij sot. Në rast se do të kishte qenë më i aftë do t’i kishte dhënë një formë tjetër partisë, por në rast se partia merr formën e paaftësisë tënde, atëherë do të jemi në këtë situatë që jemi. Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Më thanë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë. Domethënë, i kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve”, tha Majlinda Bregu.

Sakaq, ajo foli edhe për nismën “Open Balkan”. Bregu theksoi, se më e mira është që të jenë 6 vende pjesë e “Open Balkan”.

“Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Është gjithmonë më mirë të jenë 6 vende”, tha ajo.

You may also like