Majk Menja rigjen formën, në Firence u rikthye “magjik”

by admin
Spread the love

Firence është një qytet arti dhe pritjet e Menjasë kundër Fiorentinës meritonin të viheshin në korniza. Dy ndaj Belotit dhe një ndaj Mandragorës janë vetëm disa nga perlat që francezi ka dhuruar në këtë sezon, që për hir të së vërtetës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmëritë.

Rigjetja e formës nga ana e francezit i ka shtuar siguritë skuadrës e cila vijon të pësojë, por të paktën nuk humbet më. Jo në këtë 2024 ku Menja ka vendosur shpesh dorezat e tij në mbrojtje të fitoreve që kanë mundësuar distancimin e Juves në gjashtë pikë dhe ruajtjen e ritmit të Interitm, që dukshëm po i drejtohet një titulli i cili do të vijë përpara fundit të kampionatit. 28- vjeçari është kritiku i parë i vetes dhe kur gjërat nuk shkonin mirë ishte pikërisht ai që gjykonte paraqitjet.

NDRYSHIME – Duke folur për ulje-ngritjet e portierit, duhet thënë se Menja ndryshoi përgatitësin e tij në verë. Në Shtetet e Bashkuara, , grupit iu bashkuan Toni Roberts, uellsiani me përvoja tek Arsenali, Suonsi dhe Uolvesi. Metoda të ndryshme nga Flavio Roma, për Majk një ndryshim i rëndësishëm, por edhe relativ. Kjo sepse numri 16 kuqezi është i famshëm për kujdesin në rutinën e punës dhe për dëshirën për të fshirë çdo defekt. Në dhomat e zhveshjes ai është lideri i parë dhe një këshilltar i zëshëm në fushë. Kur ai mungon, skuadra ka një psikologji tjetër. Nuk është rastësi që Milani ndryshoi mënyrën e mbrojtjes në disa situata prej Majkut dhe kombëtarja franceze ndoqi po ashtu këtë udhë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like