MADRID – Mosmarrëveshje mes Spanjës dhe Izraelit për kritikat ndaj ofensivës së Gazës

by admin
Spread the love

MADRID, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Kritikat e ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës nga anëtarë të qeverisë së majtë të Spanjës kanë ndezur tensione mes dy vendeve.

Madridi hodhi poshtë si “të pavërteta” akuzat e ambasadës izraelite se disa anëtarë të qeverisë spanjolle kishin mbajtur anën e terrorizmit duke bërë “deklarata të turpshme”.

“Qeveria spanjolle kundërshton kategorikisht të pavërtetat e përfshira në komunikatën e ambasadës izraelite për disa prej anëtarëve të saj”, shkroi Ministria e Jashtme në X, ish-Twitter.

“Sipas qeverise spanjolle nuk ka “asnjë insinuatë të pabazuar”, tha ministria.

Në deklaratën e mëparshme, ambasada izraelite tha se “anëtarë të caktuar të qeverisë spanjolle kishin zgjedhur të mbështesnin këtë terrorizëm të ngjashëm me IS”.

Ndër të tjera, ambasada foli për “deklarata absolutisht imorale” që “vënë në rrezik sigurinë e komuniteteve hebreje në Spanjë.

Në deklaratën e ambasadës nuk përmenden emra.

Megjithatë, ministrja spanjolle për të drejtat sociale, Ione Belarra, e cila kishte marrë pjesë në një tubim pro-palestinës në Madrid të dielën, përsëriti kritikat e saj ndaj ofensivës.

“Askush nuk e mohon dhimbjen e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në Izrael, por Izraeli po mohon dhimbjen e palestinezëve”, tha Belarra.

“Ne duhet të ngremë zërin për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij gjenocidi”, shtoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like