MADRID – Inflacioni në 6.8%, niveli më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

MADRID, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Inflacioni spanjoll i çmimeve të konsumit ra në 6.8% në vit në nëntor, niveli më i ulët që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, raportoi  Instituti Kombëtar i Statistikave INE.

Lehtësimi i rritjes së çmimeve në ekonominë e katërt më të madhe të Bashkimit Evropian mund t’i atribuohet kryesisht rënies së çmimeve të energjisë elektrike dhe karburantit, tha INE.

Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia e erës në nëntor dhe rënia e çmimeve globale të naftës së papërpunuar ndihmuan në uljen e çmimeve.

Spanja kishte inflacion konsumator prej 6.1% në janar para pushtimit. Inflacioni arriti në nivelin më të lartë prej 10.8% në korrik dhe që atëherë ka qenë në rënie.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAmbasada e Shqipërisë në Mal të Zi, pritje për festat e Nëntorit

You may also like