Macron rreth 2 orë bisedë telefonike me Putin, çfarë diskutuan dy liderët

by admin
Spread the love

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike 1 orë e 40 me homologun e tij rus Vladimir Putin, sot, në një përpjekje për të zbutur tensionet ruso-ukrainase.

Macron i ka thënë Putinit se një “dialog i sinqertë nuk është në përputhje me një përshkallëzim ushtarak” në kufirin ukrainas, raportoi Elysee, pas bisedës me dy liderëve.

Macron dhe Putin “të dy shprehën dëshirën për të vazhduar dialogun” përmes “rrugëve për të promovuar zbatimin e marrëveshjeve të Minskut” për Donbasin dhe për “kushtet e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, shtoi presidenca franceze.

Presidenti francez “përcolli gjithashtu shqetësimet e partnerëve dhe aleatëve të tij evropianë”, thuhet më tej në deklaratë.

Thirrjes telefonike, u parapri nga një komunikim që pritet të ndodhë më vonë gjatë ditës së sotme mes presidentit amerikan Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Elysee pritet të japë informacion më vonë në lidhje me bisedën Macron-Putin, i cili ishte takuar tashmë për më shumë se 5 orë të hënën në Kremlin.

Macron më pas udhëtoi për në Kiev të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, më pas në Berlin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, nuk dha detaje të mëtejshme mbi telefonatën.

Lexo lajme interesante

You may also like