Macron kërkon ndihmën e Kinës për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezë

by admin
Spread the love

Emmanuel Macron do t’i propozojë Kinës një plan, që ai beson se mund të çojë në bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti francez ka ngarkuar këshilltarin e tij për politikën e jashtme, Emmanuel Bonne, të punojë me kryediplomatin kinez, Wang Yi, për të krijuar një kornizë që mund të përdoret si bazë për bisedimet e ardhshme, sipas burimeve. 

Strategjia e Francës kërkon që bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen këtë verë nëse gjithçka shkon mirë, thanë burimet, duke folur në kushte anonimiteti. 

Gjatë një udhëtimi të fundit në Kinë, presidenti francez dështoi që ta detyronte presidentin Xi Jinping të fliste me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili nuk ka folur që nga shpërthimi i luftës më shumë se një vit më parë. 

Macron gjithashtu zemëroi aleatët vitin e kaluar kur tha se ata nuk duhet të “poshtërojnë” Rusinë. 

Është e paqartë nëse Macron do të marrë mbështetje për planin e tij nga Kievi dhe aleatët e tij, shumë prej të cilëve kanë hedhur poshtë propozimet e armëpushimit që do t’i kishin lejuar Rusisë të mbante territoret e saj. 

Shumë vende janë gjithashtu skeptike se Kina mund të veprojë si një ndërmjetës i paanshëm, duke pasur parasysh “miqësinë e saj të pakufizuar” me Rusinë. Të dy vendet kanë premtuar në mënyrë të përsëritur të forcojnë marrëdhëniet e tyre, duke përfshirë të hënën thirrjen për një bashkëpunim më të madh midis ushtrive të tyre.


Top Channel

You may also like