Macron këmbëngul: Luftojmë që Mbappe të qëndrojë në Ligue 1

by admin
Spread the love

E ardhmja e Kylian Mbappe te skuadra e PSG-së është bërë tashmë edhe një çështje politike. Së fundmi, në Francë ai që ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e sulmuesit 23 vjeçar, ka qenë edhe presidenti Francës, Emmanuel Macron.

Në një takim publik, Macron, edhe mes batutash dhe të qeshurash, ka shprehur fillimisht dëshirën sikur Mbappe të mund të transferohej te Marseille. Më pas, ai është përpjekur të japë një zgjidhje edhe për të ardhmen e tij te PSG.

“Për fat të keq nuk është në diskutim një mundësi e transferimit të tij te Marseille. Nëse do të ishte ndonjë mundësi sado e vogël për të ndodhur kjo, do të mund të luftoja për ta bërë të mundur. Kështu që, është më mirë të luftojmë që ai të qëndrojë në Ligën 1 franceze sepse është një futbollist i shkëlqyer”, ka deklaruar Macron duke qeshur.

Së fundmi, e ardhmja e sulmuesit francez është bërë me shumë të panjohura. Sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e Real Madrid janë të qetë pasi pretendohet se kanë siguruar shërbimet e sulmuesit menjëherë në përfundim të këtij sezoni, nga ku ai do të largohet i lirë nga PSG.

Mirëpo, në Francë bëjnë me dije oferta dhe shifra të çmendura financiare për ta bindur të qëndrojë në Paris, së bashku me rolin e kapitenit te PSG. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like