Macron heziton t’i quajë gjenocid krimet ruse në Ukrainë

by admin
Spread the love

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar të përshkruajë veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid” në një intervistë televizive.

I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha se ishte shumë i kujdesshëm në përdorimin e termave, duke shtuar se po jetojnë krime lufte që janë të paprecedente.

“Unë do të isha i kujdesshëm me termat e tilla ditët e sotme sepse popujt rusë dhe ukrainas janë vëllezër. Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze. Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte”, tha Macron.

Presidenti francez, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e luftës.

“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, ku tashmë është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.

You may also like