Macron, fushatë pa një kandidaturë zyrtare – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në prill, por ai ende po bën plane afatgjata për vendin dhe ekipi i tij i fushatës po takohet aktivisht me votuesit.

Për këtë arsye kritikohet se ka përdorur në mënyrë të padrejtë postin presidencial për fushatën e mandatit të dytë, ndërsa ka vonuar shpalljen e kandidaturës, edhe pse kanë mbetur më pak se dy muaj deri në raundin e parë të zgjedhjeve më 10 prill.

Macron tha muajin e kaluar se donte të kandidonte, por se do të priste që situata e pandemisë të përmirësohej përpara se të merrte një vendim. Afati i fundit për deklarimin zyrtar të kandidaturës është data 4 mars.

Ai tha gjithashtu se donte të fokusohej fillimisht në krizën ruso-ukrainase, për shkak të së cilës ai vizitoi Moskën dhe Kievin javën e kaluar.

Megjithatë, kritikët thonë se udhëtimet e tij të fundit në zonat franceze i ngjajnë gjithnjë e më shumë një fushate presidenciale pasi ai njoftoi një investim 100 milion euro gjatë një vizite në veri për të nxitur ekonominë në zonë.

Udhëheqësi i Partisë Republikane, Cristian Jacob dënoi “keqpërdorimin e parave publike” dhe tha se e kishte raportuar çështjen në Komisionin Kombëtar të Zgjedhjeve.

Franca ka rregulla strikte për financimin e fushatës presidenciale. Ish-presidenti Nicolas Sarkozy u dënua me një vit burg vitin e kaluar për financim të paligjshëm të fushatës. /tesheshi.com/

You may also like