‘Ma kanë vjedhur zemrën’, Klajdi Haruni më i dashuruar se kurrë: Më shkëlqejnë sytë

by admin
Spread the love

Klajdi Haruni ka ndarë për herë të parë lajmin që ka një vajzë në zemrën e tij. I ftuar së fundmi në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, këngëtari i është përgjigjur pyetjes së një prej vogëlushëve, i cili e ka pyetur nëse nëse ia kanë vjedhur zemrën.

Artisti përmendi këngën “Skifterja e zemrës”, duke u shprehur se tani që është në një lidhje, e këndon edhe me më shumë dashuri. Sakaq, i pyetur për tekstet e këngëve, ai ka thënë se duhet që të përgjigjet Flori për këtë pyetje.

Pjesë nga intervista:

Noeli: Ti njëherë këndon për beqarinë, njëherë për dashurinë, po ty, kush ta ka vjedhur zemrën?

Klajdi Haruni: Për këtë duhet të pyesësh Florin, se këngët e tekstet i ka bërë ai. Unë jam shumë i lumtur që i këndoj, më pëlqen që janë me tematika të ndryshme. ‘Skifteren e zemrës’ që në momentin e parë e kam kënduar me dashuri, por tani që ma kanë vjedhur zemrën, e këndoj akoma me më shumë dashuri. Më shkëlqejnë sytë!”, ka treguar Klajdi.

You may also like