Ma avion do të transportohen viktimat e tragjedisë në Bullgari pasi ka përfunduar identifikimi i tyre

by admin
Spread the love




Zëvendës- kryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë Borisllav Sarafov për BTA tha se të 45 viktimat e autobusit që mori flakë në autostradën Struma tashmë janë identifikuar. Identifikimi i tyre bëhet me profile të ADN-së.

Dje, siç tha ai, me dekret të prokurorit publik është dhënë miratimi që kufomat e viktimave t’u dorëzohen përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për transport dhe dorëzim të familjarëve të tyre.

Trupat, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, nesër do të transportohen në vend me avion bullgar. Nga Aeroporti Ndërkombëtar përmes protokollit shtetëror do t’u dorëzohet familjeve.

Dje ka përfunduar transporti i shtatë udhëtarëve të lënduar, prej të cilëve gjashtë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas serb.


You may also like