Lyon i ofron shiritin dhe 4-fishim të pagës, Milani “josh” Caqueret

by admin
Spread the love

Maxence Caqueret është i paqartë për të ardhmen. Mesfushori qendror është pjesë e Lyon dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2023.

Lyon i ka bërë ofertë 22-vjeçarit për të rinovuar. Caqueret është i dyzuar për vendimin që do të marrë, për shkak të një oferte që ka marrë nga Milani.

Lyon i ka ofruar katërfishim të pagës dhe i ka premtuar shiritin e kapitenit në të ardhmen. Oferta është e mirë, por RMC Sport shkruan e gjithçka po frenohet nga Milani.

Caqueret e josh ideja për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm dhe këtë ia garanton Milani, kurse Lyon është i teti në renditje për momentin. / oversport.tv

Foto: Olympique Lyonnais – OL, Facebook

You may also like