Luzi dhe Apolonia ndahen në paqe, skuadrat mjaftohen me nga një gol

by admin
Spread the love

Ka përfunduar sfida mes Luzit dhe Apolonisë e cila çeli ditën e sotme në Kategorinë e Parë. Ky edicion i cili është një ekskluzivitet i platformës Tibo dhe Oversport.

Ekipet u ndalën në një barazim me shifrat 1-1, në një sfidë e cila u luajt në kompleksin “Partizani”, në Tiranë. Fillimisht ishin fierakët që prishën ekuilibrat e këtij takimi me Ndubuisi në pjesën e parë. Mirëpo vendasit arritën të barazonin shifrat në mesin e pjesës së dytë me Spahiun.

Me barazimin e sotshëm, Luzi arrin ta mbyllë vitin në kuotën e 18 pikëve, të cilët pozicionohen në vendin e gjashtë të renditjes së tabelës. Nga ana tjetër Apolonia mbetet në vendin e 9-të të renditjes, me 13 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

You may also like